Pep Guardiola: Larguam një dhimbje njëvjeçare!

Trajneri katalanas ishte vërtet tepër i lumtur pas kualifikimit historik me fitoren e madhe ndaj Realit. Pep Guardiola i vlerësoi lart djemtë e tij të Mançester Sitit për paraqitjen e jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Championsit, që siguroi finalen. “Pata ndjesinë se për një vit me radhë kishim një dhimbje stomaku, për shkak të asaj që ndodhi vjet, – tha ai, duke kujtuar eliminimin pikërisht në gjysmëfinale nga Reali, – Mendoj se këtë herë dhamë gjithçka kishim. Ishte e dhimbshme vjet, kur njerëzit thanë se këta lojtarë nuk kanë karakter. Tashmë, ne e treguam sesa i veçantë është ky grup lojtarësh. Dua t’i falenderoj të gjithë, që nga pronari deri tek njeriu i fundit, sepse të gjithë punuan me një qëllim, dhe ja ku jemi këtu”.

Sfidanti.al