Rezultati nuk e favorizon, por shpresat mbeten. Juventusi synon padyshim finalen e Ligës së Europës, edhe pse sfidën e orës 21:00 në Portugali e nis me barazimin 1-1 të arritur në Torino ndaj Benfikës. Sevilja është rival i rrezikshëm, siç e tregoi në ndeshjen e parë në Itali, sidomos në 45 minutat e fillimit duke dominuar plotësisht. Statistikat thonë se ky ekip spanjoll është kualifikuar në të 9 rastet e mëparshme në Ligën e Europës, kur ndeshjen e dytë e kanë luajtur në shtëpi. Nga ana tjetër, Juventusi ka fituar vetëm dy nga 17 ndeshjet europiane në Spanjë, duke pësuar 12 humbje.
Gjithsesi, trajneri Alegri mbetet me besim. “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë Pogbanë, Bonuçin dhe De Shilion, por tekniku shpreson shumë në një sukses në këtë sukses të vështirë. “Ne duhet të mendojmë vetëm për fushën, – shprehet ai, – Ne duhet ta përjetojmë siç duhet këtë ndeshje dhe ta luajmë sa më mirë. Të gjithë kemi dëshirë që të arrijmë në këtë finale, në një sezon që mund ta quajmë “folkloristike”. Ky është një stimul më shumë për ne. Djemtë e meritojnë këtë finale, por do të kemi një ndeshje të vështirë, që do të jetë si një finale”.
Sfidanti.al