Murinjo: Mendoj për Leverkusenin, jo për finalen apo të ardhmen time!

Skuadra tjetër italiane që do finalen është Roma. Kryeqytetasit e Zhoze Murinjos do të luajnë në fushën e Leverkusenit, duke qenë në pozicion më të mirë sesa Juventusi. Kjo, falë fitores 1-0 në “Olimpiko” ndaj skuadrës gjermane, e cila gjithsesi është tepër e rrezikshme. Dibala e Smolling janë kthyer në stërvitje, ndonëse Roma ka 4 mungesa, mes të cilave edhe Marash Kumbulla. Trajneri portugez ngacmohet se ndoshta e ardhmja e tij varet nga suksesi në Ligën e Europës.

“Nuk dua të flas as për njërën, dhe as për tjetrën, – thotë ai, – Kemi një ndeshje për të luajtur, që nuk është as finale. Është gjysmëfinale. Përqëndrimi ynë është për ndeshjen dhe asgjë tjetër. Nuk mund të mendoj as për finalen e mundshme, dhe aq më pak për të ardhmen time”. Leverkuseni do të synojë një sukses në Europë me trajnerin Shabi Alonso, ndërsa në Bundesligë është në vendin e 7-të.

Sfidanti.al