Maldini kërkon ndryshim, Pioli kërkon kualifikimin në Champions për Milanin!

Si mund të ndihen tek Milani? E qartë që zhgënjimi është i madh për kampionët e Italisë të sezonit të kaluar. Diferenca u duk e madhe, siç e pohoi drejtori Maldini, ndërsa nuk dihet sesa fuqi financiare do të ketë klubi për të krijuar një skuadër të aftë për të fituar Championsin. “Tani ka zhgënjim, – tha trajneri Stefano Pioli, –  Kjo, edhe pse arritëm në gjysmëfinale të Championsit, ndërsa vjet u eliminuam në grup. Duhet të jemi krenarë për këtë që kemi bërë në Ligën e Kampionëve, por është e qartë se donim të shkonim në finale, donim të fitonim ndaj rivalëve tanë. Nuk ia dolëm. Këtë zhgënjim duhet ta kalojmë sa më shpejt sepse duhet ta përfundojmë mirë kampionatin. Zhgënjim më i madh do të ishte nëse nuk do të kualifikoheshim për në Champions”.

Sfidanti.al