Kush duron fiton, thote populli, por zikaltërve iu desh më shumë se kaq. Interi u kualifikua, më në fund, në finalen e Championsit, madje në mënyrën më të mirë të mundshme, me fitoren ndaj Milanit. Edhe derbi i dytë në “San Siro” u mbyll me suksesin e ekipit të trajnerit Simone Inzagi. Ishte goli i Lautaro Martinezin që siguroi triumfin e madh, finalen e parë pas 13 viteve, kur Interi i Zhoze Murinjos fitoi trofeun. Tashmë, pritet dueli Siti-Real për të mësuar emrin e rivalit.
Interi kishte fituar 2-0 edhe ndeshjen e parë dhe më në fund eliminoi Milanin nga Championsi, kurse ishte eliminuar dy herë më parë. Në 8 nga 12 ndeshjet në Champions nuk merret gol. Në fund fitoi skuadra që luajti më mirë dhe Paolo Maldini pranoi se nuk pati garë dhe i bëri thirrje klubit që të investojë.