Ten Hag më në fund është i lumtur nga Mançester Junajtidi

E kishte thënë para ndeshjes, ndonëse shumëkush nuk e besoi. Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, u shpreh i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Uolvesit në “Old Traford”, sukses që i jep shanse më të mëdha për t’u kualifikuar për në Champions. Sfida e Premier Ligës nuk ishte e lehtë, por “djajtë e kuq” triumfuan me golat e shënuar nga Antoni Marsial dhe Alehando Garnaço në sekondat e fundit. Vendasit dominuan duke mos lejuar miqtë që të gjuanin asnjëherë në portë, ndërsa ata vetë patën 15 gjuajtje dhe 6 në kuadrat. Man. Junajtidi ka 66 pikë, po aq sa Njukasëlli, duke qenë të dy ekipet 4 pikë para Liverpulit me të njëjtin numër ndeshjesh, ndërsa duhen edhe 3 javë deri në fund.

Sfidanti.al