Dueli i finales së Konferencës Perëndimore në NBA në letër do të cilësohej diçka e përfunduar, por e vërteta dihet që është ndryshe. Denver Nagets ishte vërtet skuadra më e mirë perëndimore në basketbollin amerikan, dhe Los Anxhelos Lejkërsat mezi hynë në plej in, por gjithsesi forma e ekipeve nuk është shumë larg njëra-tjetrës. Denveri ka Nikola Jokiçin, që po bëhet gjithnjë e më mirë, dhe që ka qenë numri 1 në plej of. Lejkërsat kanë Lebron Xhejmsin dhe Entoni Dejvisin, dy yje të vërtetë, dhe me shumë përvojë. Lebroni do titullin e 5-të në NBA, Dejvis të dytin, ndërsa kanë formë të mirë. Po ashtu, kanë eliminuar Memfisin dhe Golden Stejtin. Jokiç mund të jetë më ambicioz sepse do titullin e parë. Dy ekipet kanë qenë barabar në sezonin e rregullt, me nga dy fitore secila.
Sfidanti.al