Elseid Hysaj del huq për një herë të vetme këtë sezon!

Nuk mund të jetë gjithmonë në nivele të larta. Elseid Hysaj pati këtë herë një mbrëmje “Jo” në Serinë A, në ndeshjen ku Lacio e tij rrezikoi seriozisht shanset për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Përfundoi barazim 2-2 në stadiumin “Olimpiko” ndaj Leçes modeste, në vazhdim të momentit negativ të kryeqytetasve pas humbjes në “San Siro” ndaj Milanit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shkaktoi penalltinë, që më pas Leçe e humbi, ndërsa nuk mundi të gjente veten për asnjë moment. Në minutën e 58-të, trajneri Mauricio Sarri e zëvendësoi futbollistin me Pelegrinin, ndërsa Lacio arriti të paktën të barazonte në fund.

Vlerësimet e mediave italiane dhe europiane ishin të këqija. “Eurosporti” shkruan se Hysaj gabon në gjithçka, ndonëse Imobile u kthye te goli në stadiumin “Olimpiko”. Më pozitiv vlerësimi i “Skaj Sportit”, i cili i jep mbrojtësit kuqezi një  notë të pranueshme 6, ndonëse asnjë lojtar tjetër i Lacios nuk mori notë më të ulët se kaq. Kritika edhe nga “tutomerkato.ueb”, i cili e akuzon shqiptarin se provokoi penalltinë, dhe se nuk e bëri dot aspak detyrën që iu ngarkua. Lacio ka 65 pikë, por duke pasur pranë skuadrat milaneze, Inter e Milan, ndaj edhe rrezikohet kualifikimi për në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al