Barcelona shkon drejt titullit pa asnjë mungesë ndaj Espanjolit

Katalanasit mund të shpallen kampionë këtë të diel, ndërsa skena duket e përshtatshme pasi është në stadiumin e Espanjolit. Barcelona luan javën e 34-ët një derbi me bardheblutë e Keidi Bares, dhe trajneri Ksavi Hernandez ka lajme të mira. Skuadra e tij nuk ka probleme me dëmtime. i vetmi që ishte në dyshim, Sergi Roberto, tashmë e ka marrë lejen nga mjekët për të qenë pjesë e ekipit. Për Ksavin do të ishte titulli i parë si trajner, ndërsa mbeten vetëm futbollistë që kur u fitua i fundit, në kohën që në ekip ishte edhe Lionel Mesi.

Sfidanti.al