Italiani pëlqehet nga Reali i Madridit, që e mendon në vend të Lasos, ndërsa nga bregu tjetër i Atlantikut kanë ambicie gjithashtu. Serxho Skariolo mund të bëhet i pari trajner europian dhe i huaj në historinë e NBA-së, pasi Toronto Raptorsët po mendojnë për të. Skariolo është trajner i kombëtares së Spanjës, kampione e Europës në fuqi, si dhe i skuadrës italiane Virtus të Bolonjës. Toronto po studion disa alternativa, por Skariolo është mundësi serioze.
Sfidanti.al