Euroliga, Partizani për pak eliminoi supermilionerin Real

Përfundoi 98-94 në favor të madrilenët ndeshja e pestë dhe vendimtare cerekfinale e Euroligës. Reali u kualifikuar për në katërshen finale, pas këtij suksesi në fushën e tij me rezultatin 3-2 me fitore, ndërsa Partizani i Beogradit iu afrua shumë mrekullisë. Edhe pse plot me lojtarë të huaj, sërish ekipi serb mbetet me emrin e tij të madh dhe nën drejtimin e trajnerit më të mirë të Europës, Zheljko Obradovic. Beogradasit kryesuan edhe me 16 pikë epërsi, por Reali ia doli me yjet e tij Tavares, Jul, Sergio Rodrigez, Musa apo Hezonja. Reali ka një buxhet vjetor prej 44 milionë eurosh, ndërsa Partizani arrin në 12-13 milionë euro.

Sfidanti.al