Është një nga arkitektët e skuadrës që fitoi më në fund titullin në Itali pas 33 viteve. Ky është Kristiano Xhuntoli, drejtori sportiv i Napolit, i cili po kërkohet nga Juventusi. “La Gazeta delo Sport” shkruan se Napoli mund të “kandiset” që ta lirojë nga detyrimet drejtorin e tij, pra Juvja ka shpresë. Bardhezinjtë po mendojnë për një drejtor sportiv që punon tek Empoli. Xhuntoli bëri disa lëvizje të shkëlqyera si Lazanja, Osimhen, Zielinski, Di Lorenco, Anguisa, Kim apo Kvarackelia.
Sfidanti.al