Rroga e tij është tepër e madhe, mbi 50 milionë euro në sezon, dhe rregullat e Lojës së Ndershme Financiare të UEFA-s (ndonjëherë) duhen respektuar. Paris SG thuhet se ka arritur një akord me Nejmarin që braziliani të largohet në verë. Me ikjen e sulmuesit, PSG do të pakësonte shpenzimet, dhe për në fund të sezonit pritet të largohet edhe Mesi. Një lehtësim nga ana financiare, por edhe nga ana sportive, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë me Kilian Mbapenë, dhe se cila është strategjia e klubit francez për të ardhmen.
Sfidanti.al