Gjermania duket se po e gjen yllin e ri të sulmit, “Klosen e ri”!

Një statistikë është kokëfortë dhe nuk gabon, e pikërisht ajo që sulmuesi i fundit që fitoi Këpucën e Artë në Bundesligë dhe që ishte i lindur në Gjermani, ishte Aleksandër Majer i Frankfurtit në 2014-2015. Majeri la pas Robert Levandovskin, ndërsa tani gjendja ka ndryshuar. Në të kaluarën, ishin sulmuesit gjermanë që dominonin ligën, që nga Zeler, Gerd Myler, Rumenige, Ridl, Fëler, Klinsman për të ardhur tek Miro Klose. Mediat gjermane shkruajnë se vendi i madh duket se po e gjen pasardhësin e tyre, dhe ky mund të jetë Maks Mërshtet (Max Moerstedt). Ai luan për Hofenhajmin U17 dhe është i shkëlqyer me 22 gola e 20 asistë ne vetëm 28 ndeshje.

Sfidanti.al