Lejkërsat fitojnë ndeshjen e katërt, Kërri nuk mjafton

Ylli kryesor i kampionëve shënoi 31 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 14 asistë, në një tripëll dabëll të shkëlqyer në Arenën e Los Anxhelosit, por kjo nuk bëri punë. Golden Stejti humbi 101-104 ndaj Lejkërsave që kryesojnë 3-1 serinë gjysmëfinale të plej ofit në Konferencën Perëndimore. Lebron Xhejms ishte më i miri për vendasit me 27 pikë, 10  topa në tabela e 6 asistë. Në krah edhe Entoni Dejvis me 23 pikë, 15 topa në tabela e 2 asistë. Ndihmë e madhe nga Loni Uolker që realizoi 15 pikë në pjesën e katërt.

Sfidanti.al