Kishte edhe një lloj të drejte, sepse këto bezdi nuk mund të durohen në çdo moment. Kristiano Ronaldo u duket tepër i acaruar në përfundim të ndeshjes mes Al Nasrit të tij dhe Al Halixhit të Sokol Cikalleshit, që pati rezultatin 1-1, ndërsa shtyu tej pjesëtarë të stafit teknik të skuadrës kundërshtare. Superylli portugez u nxeh sepse ata kërkuan foto me të, ndërsa CR7 nuk e kishte aspak mendjen aty. Barazimi 1-1 bëri që Al Nasri të mbetet 5 pikë prapa në garën për titull në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite, dhe duket se ky sezon do të jetë një dështim.
Sfidanti.al