Zikaltëri Vieri bën parashikimin Champions: Interi është më i fortë!

Nuk mund të pritej që të fliste ndryshe njëri nga sulmuesit më të mirë italianë, që sot është thjesht një tifoz dhe një opinionist. Kristian Vieri parashikon që Interi do të jetë favorit në gjysmëfinalen e Championsit ndaj Milanit. “Interi është më i fortë, – thotë ai, – është edhe në formë të mirë. Besoj se do t’ia dalë. Leao është gjysma e Milanit. Gjithsesi, të dyja skuadrat milaneze janë në gjendje që ta fitojnë Championsin”.

Sfidanti.al