Milani ka problemin “Leao”, ndoshta luan ndeshjen e kthimit

Mungesa e madhe për nesër mund të jetë ajo e sulmuesit portugez. Edhe pse vetë Rafael Leao thotë se do të kthehet shpejt, edhe pse trajneri Stefano Pioli thotë se “e nxorrëm nga ndeshja në kohën e duhur” (ndaj Lacios), sërish parashikimet mediatike në Itali janë që ai nuk do të mund të luajë në sfidën e Milanit ndaj Interit në Champions. E mërkura duket tepër shpejt, ndërsa shanset më të mira janë që të pushojë edhe në fundjavë dhe të jetë gati për sfidën e dytë gjysmëfinale kundër zikaltërve.

Sfidanti.al