Juventusi forcon pozitat për Championsin, fitore e madhe në fushën e Atalantës

Ishte një sfidë e vështirë, që dikur “Zonja e Vjetër” e fitonte, por kohët e fundit kishte nisur ta humbiste. Në fushën e Atalantës, në Bergamo, Juventusi triumfoi 2-0 duke u ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Serisë A, e duke lënë pas Lacion që u mund nga Milani. Adoleshenti anglez, Samuel Iling-Xhunior shënoi golin e parë, në debutimin e tij si titullar për piemontezët, ndërsa Dushan Vlahoviç shënoi në minutën e 9-të shtesë, një gol çlirimi për sulmuesin serb. Juventusi ka 66 pikë ndaj 64 të Lacios, ndërsa Interi është i katërti me 63.

Sfidanti.al