E thotë edhe vetë se ndjen kënaqësi që ndodhet këtu. Eklent Kaçi, kampioni i botës në bilardo, merr pjesë në Turneun “Tirana Open”, të organizuar në kuadër të shpalljes së Tiranës si qyteti europian i sportit. Talenti i madh shqiptar, që ka dy tituj botërorë në kabinetin e trofeve, thotë se ka ecur shumë përpara që nuk nisi të luante bilardo në Laç. Kaçi tregon për karrierën dhe sesa e vështirë është të arrish në majë. “Nuk mund t’i afrohesh majës nëse nuk punon 8 orë në ditë, – thotë ai, – do të punoj me muaj, pastaj do të shkosh në turne, do të përpiqesh të fitosh. Do të kthehesh në stërvitje dhe do të përpiqesh të rregullosh gabimet që ke bërë”. Për kampionin e botës nuk ka qetësi, menjëherë do të shkojë në turne në Londër, aty ku marrin pjesë 16 bilardistët më të mirë të botës.
Sfidanti.al