Harri Kejn lë pas Uejn Runin, vetëm Shirër është para tij në garën e golave!

Sulmuesi i Totenhemit shënoi edhe një herë tjetër dhe tani ka 209 rrjeta në karrierë në Premier Ligë. Harri Kejn është padyshim një legjendë e futbollit anglez, dhe kaloi Uejn Runin si shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit në formatin e tanishëm. Runi mbetet me 208 për Evertonin dhe Mançester Junajtidin, ndërsa në krye është Alan Shirer i Njukasëllit dhe Blekbërnit me 260.

Sfidanti.al