Është shumë i famshëm për golat që pëson dhe padyshim do të mbahet mend përherë. Kristiano Ronaldo mbërriti në një kuotë të bukur rrjetash për ekipin e tij përfaqësues të Portugalisë, që fitoi 3-0 ndaj Hungarisë në eleminatoret e Botërorit. Numri 7 shënoi dy herë dhe tani ka 70 gola për “luzitanët”, të shënuara në 136 ndeshje. Edhe pse jo me mesataren e Realit (ka 0.51 gola për ndeshje me Portugalinë), ritmi i tij i jashtëzakonshëm e kanë afruar me më të mirët në histori.
Ronaldo është në vendin e 11-të për të gjitha kohët, dhe të katërtin ndër europianët. Në krye është iraniani Ali Daei me 109 gola në 149 ndeshje. Në vend të dytë është një legjendë e madhe, hungarezi “fluturues” Ferenc Pushkash me 84 gola në 89 ndeshje, dhe me një mesatare të jashtëzakonshme prej 0.94 gola për ndeshje. Ndër europianët, radha i vjen hungarezit tjetër Shandor Koçish, që ka mesataren më të mirë nga të gjithë, që pas Luftës së Dytë Botërore. Koçish ka 75 gola në 68 ndeshje me mesatare 1.1 gola për ndeshje, baraz me Gerd Mylerin që ka shënuar 68 gola në 62 ndeshje. Ronaldo është pranë ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose që ka 71 gola në po aq ndeshje sa ai, 137.
Sfidanti.al