Mbetet ende në rrezik për të mos hyrë në zonën Champions në Serinë A, por gjithsesi, e pati një reagim. Milani luajti si një kampion në fuqi i Italisë në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Lacios në “San Siro”. Diferenca ishte e madhe, dhe kjo nuk është pak kur luan me skuadrën e renditur në vend të dytë në kampionat. Benaser dhe Teo Hernandez ishin autorët e golave, ndërsa për fat të keq Leao pësoi dëmtim. Lacio nuk bëri asnjë gjuajtje në kuadrat, duke qenë një zhgënjim i vërtetë. Milani ka tani 61 pikë duke qenë vetëm tri pikë larg lacialëve të vendit të dytë.
Sfidanti.al