“Rafaeli është mirë, shprehet trajneri i Milanit, ai doli nga fusha në momentin e duhur”. Fjalë qetësuese të Stefano Piolit për dëmtimin e pësuar nga Rafael Leao në ndeshjen ndaj Lacios në Serinë A. Sulmuesi portugez doli nga fusha në minutën e 10-të, pra tepër shpejt, pasi ndjeu shqetësime fizike në këmbën e majtë ndërsa bëri një tentativë për të gjuajtur një top. Gjysmëfinalja e parë e Championsit ndaj Interit është pas vetëm 4 ditëve, dhe mediat italiane thonë se Leao rrezikon, por Pioli mendon ndryshe.
Sfidanti.al