Myrto Uzuni ka 22 gola në Ligën e Dytë, Granata vazhdon me ëndrrën për elitën!

“Këpuca e Artë” është e tij, por Myrto Uzuni ka një tjetër objektiv, atë për të kthyer Granadën në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sërish protagonist në Ligën e Dytë, duke shënuar një gol me peshë për skuadrën e tij në barazimin 1-1 në sfidën direkt të luajtur në transfertën e Alavesh. Uzuni fitoi 11-metërshin dhe po vetë nga pika e penalltisë i shuroi epërsinë e përkohshme Granadës. Ky ishte goli i 22-të për futbollistin shqiptar në këtë sezon spektakolar personal. Uzuni mban kreun e renditjes për golashënuesit më të mirë me një shkëputje të rëndësishme ndaj rivalëve. Trofeu i “Këpucës së Artë” pret vetëm fundin e sezonit për të qenë pronë e tij, ndërsa me rrjetat e tij, Granada afohet me ngjitjen në La Liga. Barazimi i fundit 1-1 i firmosur nga Uzuni ngjit skuadrën e tij në vendin e dytë të klasifikimit të Ligës 2 me 66 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit e Eibar.

Sfidanti.al