Boston kthehet në kryesimin e serisë gjysmëfinale në Lindje në NBA

Sëlltiks fituan sfidën e tretë 102-114 në transfertën kundër Filadelfias duke e çuar në 2-1 rezultatin e përgjithshëm. Xhejzon Tatum u kthye të bëj liderin e skuadrës së tij, duke mbyllur një paraqitje të shkëlqyer me dy shifra dopjo, 27 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë. Nuk qëndroi në hije as ylli tjetër i Boston, Xhejlon Braun që shtoi edhe 23 pikë të tjera në fitoren e rëndësishme të Sëlltiks. Nga ana tjetër, për Filadelfian nuk mjaftuan 30 pikët e realizuara nga lojtari më i mirë i sezonit të rregullt, Zhoel Embid. Për Xhejms Harden dy shifra dopjo në këtë ndeshje me 16 pikë dhe 11 asist. Në sfidën e katërt, Sëlltiks kanë një mundësi të shkëlqyer për të thelluar distancën e serisë, pasi do të luajnë në shtëpinë e tyre.

Sfidanti.al