Mrekullia e Napolit, skuadra sot kushton 650 milionë euro!

U krijua thjeshtë, pa shpenzime tepër të mëdha. Sot duket sikur Napoli është një ekip i formuar me “pekule”, por e vërteta është që vlera e futbollistëve është rritur sepse ata fituan titullin dhe arritën në çerekfinale të Championsit. Presidenti De Laurentis, drejtori sportiv Xhuntoli dhe aftësia profesionale e Spaletit realizuan mrekullinë. Kur u larguan Insinje, Kulibali, Fabian Ruiz, u mendua se skuadra do të dobësohej. E kundërta ndodhi dhe me Kvarackelian dhe Osimhenin, e të tjerët, vlera e saj arriti në 650 milionë euro.

Sfidanti.al