Roma-Inter, një ndeshje ku skuadrat dalin në fushë pa sponsorë

Në kohën e sotme kjo nuk mund të imagjinohet, veçse ndodh kur ka krizë. Roma dhe Interi do të zbresin sot në fushë pa emrin e sponsorit në fanelë dhe bëhet fjalë për kompaninë “DigitalBits”. Kjo është një kompani që merret me kriptovaluta që premtonte shumë para. Bëhet fjalë për një shumë të përbashkët prej 110 milionë eurosh, por tashmë nga kjo ka dalë një “vrimë” e madhe financiare për të dy klubet.

Sfidanti.al