Sulmuesi kryesor i Mançester Sitit u bë i pari futbollist në kampionatin anglez, në formatin e sotëm, që arrin në 35 gola. Kjo, pasi Erling Halandi realizoi në fitoren 3-0 të kampionëve ndaj Uest Hemit në “Etihad”. Shokët e ekipit dhe stafi teknik i dhanë një “roje nderi” kur doli nga fusha, ndërsa ka ende disa ndeshje në dispozicion për ta thyer më tej rekordin. Fitorja bëri që Siti të ngjitej sërish në vend të parë në Premier Ligë, me 78 pikë ndaj 76 të Arsenalit, duke pasur edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sfidanti.al