Nuk dihet nëse lojtari do të zgjedhë njërin ekip apo tjetrin. Kjo është e vështirë të kuptohet, ndërsa për momentin Randal Kolo Muani është tek Ajntrahti i Frankfurtit. Sulmuesi francez është objektiv i Bajernit të Mynihut, por po ashtu edhe i Mançester Junajtidit, dhe kjo padyshim që mund të ndihmojë Frankfurtin që të fitojë më shumë para. Gjithsesi, për momentin çmimi i kartonit jepet 120 milionë euro, ndërsa Kolo Muani duhet të zgjedhë se cili emër ekipi dhe cili projekt e tërheq më shumë, dhe nëse do të qendrojë në Bundesligë, apo do të kalojë në Premier Ligë.
Sfidanti.al