Oliver Kahn: Bundesliga nuk është asnjëherë një ngushëllim!

Flitet për një titull të rëndësishëm, të paktën kështu mendon ai që ende është shefi ekzekutiv i klubit. Oliver Kahn është një legjendë që e di çdo të thotë të fitohen trofetë, ndaj edhe mund të gjykojë drejt pavarësisht nga pozitat në të cilat ndodhet. Në Gjermani po thuhet se Bajerni duhet të fitojë titullin në Bundesligë për t’u ngushëlluar këtë sezon, veçse Kahni mendon të kundërtën. “Një titull në Bundesligë nuk është kurrë thjesht një ngushëllim, – thotë ai, – natyrisht, unë nuk jam naiv dhe e di se çfarë pritet nga Bajerni. Gjithsesi, e kanë gabim kur flasin për ngushëllim. Gara do të jetë e fortë deri në fund”.

Sfidanti.al