Juventus ndalet në Bolonjë, por Kuadrado e ka me arbitrin

Një barazim 1-1 që e mban ende në vend të tretë, por që e rrezikon jo pak. Juventusi është në lojë plotësisht për zonën Champions, veçse Interi, Milani dhe Roma janë fare pranë. Ekipi i trajnerit Maks Alegri sërish nuk u duk në maksimum, Milik humbi penallti ndërsa Kuadrado sulmoi arbitrat. “Ka shumë raste kundër nesh, – thotë ai, – kjo nuk është një rastësi. Ne luajtëm mirë”. Alegri deklaroi se “një javë më parë, një ndeshje të tillë do ta kishim humbur”.

Sfidanti.al