Çfarë gënjeshtre e paskrupullt? Kur i ranë bories në ekrane se arbitrat kanë frikë nga Kastrioti i Krujës, bile më mirë të qëndrojnë në shtëpi se sa të dalin në fushë. Por macja me miun kanë ndryshuar rolet në teatrin e Superligës! Arbitrat me frikë kanë shefat se Kastriotin, ndaj duan ta çojnë në “shtëpi” Kastriotin ..një kategori më poshtë. Tek Shvejku i famshëm, thuhej në mënyrë proverbiale se gjithë rrugët të çojnë në Bugjejovice. Në Shvejkun tonë me top,në Superligë, thuhet se gjithë të këqiat sajohen për ..Kastriotin
Këtë javë gjuetia ndaj viktimës së shenjuar ishte edhe më e shfrenuar : dy kartona të kuq për krutanët dhe një gol me shtesë kati.. në fundin e fundit! Të duket sikur po përjeton filmin “Gjuetia e shtrigave” kur dëgjon intervistën e trajnerit Emiliano Çela të Kastriotit. “ Po e nxjerrin Kastriotin nga Superliga në një mënyrë shumë të dhunshme. U bënë gati 8 javë që çdo gjë që bëjmë përkthehet për keq…”
..Me urdhër nga “Partia” kemi parë të rrëzohen poshtë në kategori edhe emrat e lavdisë si Tirana, Partizani e Dinamo, ndaj na janë tharë edhe lotët për të qarë, por kjo loja me fatin e Kastriotit, ofron një leksion : më i forti nga të gjithë mbetet ..sistemi!
Sfidanti.al