Ish-ylli i sulmit, Alan Shirer, e cilëson si “ofendues serial”. Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, është sërish i përfshirë në një betejë me arbitrat në Angli, pasi mori karton në sfidën ndaj Totenhemit. Klopi shpërtheu nga arbitrit të katërt në momentin kur u shënua goli i katërt, ndërsa gjyqtari Pol Ternei i dha karton. Më pas, gjermani tha se arbitri bëri komente të papranueshme ndaj tij, ndonëse shoqata e gjyqtarëve i hodhi poshtë këto pretendime, duke u shprehur se kishte dëgjuar audion e debatit. E vërteta është që Klopit i ndodh jo rrallë që të përplaset me “xhaketat e zeza”.
Sfidanti.al