Sër Xhim Ratklif paska dhënë më shumë se 5 miliardë për Man. Junajtidin!

Mediat angleze shkruajnë se njeriu që cilësohet më i pasuri në Britaninë e Madhe, e paska ambicien të madhe për të marrë klubin e shkëlqyer, dhe se do të luftojë fort. “Deili Meil” komenton se Sër Xhim Ratklif ka ofruar më shumë sesa 5 miliardë paundë stërlina, që thuhet se ka ofruar Sheiku Jasim nga Katari. Nuk dihet sesi do të përfundojë kjo garë, por e sigurt është që publiku anglez pëlqen Ratklifin. Ndërkaq, pronarët e sotëm amerikanë të familjes Glejzër do të mbajnë një paketë të vogël aksionere, edhe pas shitjes së aksioneve.

Sfidanti.al