Bajerni e paska nisur “gjuetinë” për pasardhësin e Oliver Kahnit!

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare se do të largohet shefi ekzekutiv i klubit. Gjithsesi, mediat bavareze shkruajnë se Bajerni ka nisur të kërkojë pasardhësin e Oliver Kahnit e duket se bordi në “Zebener Shtrase” e ka marrë vendimin, ndonëse nuk e ka votuar ende. Kahni ka qenë nën kritika pas një sezoni që po shkon nga dështimi në dështim, ndërsa në Mynih diskutohet kthimi i Uli Hënesit apo edhe afrimi i Filip Lahmit, por që ka kontratë me Federatën Gjermane të Futbollit.

Sfidanti.al