Lushnja –Dinamo shpallet si himn i gallatës me top !

Për të qarë dhe për të qeshur në Lushnje. Thonë se ndeshja me Dinamon është shpallur më komikja e sezonit, një estradë me top, një dëshmi e gjallë pse futbolli ynë është katandisur në pikë në këtë derexhe..

Penallti për duart në kokë apo futboll për duart në kokë? E gjitha ka ndodhur tek pika e bardhë, për fatin e zi të futbollit që bie gjithnjë e më poshtë.. Ndeshja Lushnja-Dinamo ishte si një himn i gallatës me top, ku aktorët nuk janë vetëm futbolistët e fushës, por edhe politikanët, edhe çunat e Federatës se Futbollit, që dhanë siguri se në fund te gjithë do te qeshnin..

Ku ishte qershia mbi tortë? Lushnja ka humbur penalltinë dhe arbitri e ka përsëritur prapë se futbollistë të Dinamos nuk duronin dot , u hanin këmbët pa e parë topin ne rrjetë. Canka e ka gjuajtur edhe një herë, por topi ua drodhi te gjitheve.. shkoi jashtë. Këtu teatrit i doli boja, kur një futbollist i Dinamos, tamam Allmuça, vuri duart në kokë nga dëshpërimi , ngaqë kundërshtari nuk e bëri dot gol! Në atë çast, i kishte thënë një nga shokët që ishte pranë : mbaje veten, se po na diktojnë? Përgjigja ishte unikale: këta lushnjarët edhe penalltitë i kanë ..frikë!

Sfidanti.al