Është punë ditësh dhe gjithçka duket se ka marrë fund. Mediat angleze shkruajnë se Çelsi është marrë vesh me Maurisio Poçetinon për të qenë ai trajneri i ri. Për momentin, ekipin po e drejton Frenk Lampard, që ka vendosur rekordin e humbjes së të gjitha ndeshjeve deri tani këtë vit. Pra, Armando Broja do të ketë argjentinasin si drejues të tij, ndërsa pritet të kthehet në fazë përgatitore me Blutë e Londrës. Çelsi e nisi sezonin me Tomas Tuhelin, që u shkarkua shpejt e tani është tek Bajerni.
Sfidanti.al