Jo vetëm për këtë sezon, por kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Barcelona hyri në historinë e futbollit europian duke u bërë e vetmja skuadër në 7 ligat kryesore të kontinentit, që pëson më pak se 10 gola pas 30 javëve të para të kampionatit. Skuadra e trajnerit Ksavi Hernandez mundi 1-0 Atletikon e Madridit në La Ligë, dhe mbeti në kuotën e 9 golave të pësuar. Askush në kampionatet e Anglisë, Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Francës, por edhe Holandës apo Portugalisë nuk e ka arritur këtë gjë ndonjëherë.
Sfidanti.al