Laporta takon Çeferinin në Slloveni, i sqaroi situatën e Barcelonës

Momentin e kanë të vështirë, më shumë me skandalin e arbitrave sesa me borxhet, ndërsa ka pasur fjalë të ashpra edhe nga UEFA. Barcelona nuk po kalon momentet më të mira dhe rreziku është i madh nga La Liga dhe nga organizmi drejtues i futbollit europian, që mund ta përjashtojë nga Championsi sezonin e ardhshëm. Me gjasë, ky ka qenë qëllimi i vizitës së presidentit Zhoan Laporta në Slloveni ku është takuar me Aleksander Çeferinin, presidentin e UEFA-s. Nuk dihet se çfarë kanë diskutuar dy drejtuesit, por padyshim që Laporta ka dëshiruar t’ia tregojë nga afër versionin katalanas të çështjes “Negreira”.

Sfidanti.al