Mançester Junajtidi habit Europën në Sevilje dhe eliminohet

Nuk ishte i njëjti turpërim si ai i humbjes dërrmuese 0-7 në “Anfild” ndaj Liverpulit. Mançester Junajtidi mund të jetë edhe i tillë, edhe kur drejtohet nga Erik Ten Hagu, edhe kur e ka marrë veten në Premier Ligë dhe ka fituar Kupën e Ligës në Angli. Skuadra e shquar angleze tregoi “anën tjetër të medaljes”, atë që e humb toruan në ndeshje të caktuara, dhe kjo i ndodhi në stadiumin e Seviljes. Disfata 0-3 as nuk pritej, pavarësisht barazimit të habitshëm 2-2 në “Old Traford”, ndërsa dominuan për 60 minuta dhe kryesuan 2-0. “Djajtë e kuq” janë tani jashtë Ligës së Europës, të eliminuar në çerekfinale, veçse në mënyrën më të keqe të mundshme. Jusen En-Nesiri në 8’, Lua Bade në 47’ dhe sërish Jusef En-Nesiri në 81’ ishin autorët e golave.

Çerekfinalet

Sevilja-Mançester Junajtid 3-0, Sporting Lisbonë-Juventus 1-1, Roma-Fejënord 4-1, Sent Zhilua-Leverkusen 1-4.

Gjysmëfinalet: Juventus-Sevilja, Roma-Leverkusen; Ndeshjet luhen në 11 dhe 18 maj.

Sfidanti.al