E ka seriozisht presidenti Duka apo ka qejf të na driblojë me ato fintet e tij të vjetëruara, siç ka bërë këto dy dekada. Gjoja..i paska vënë litarin në fyt trajnerit Silvinjo të Kombëtares se nuk ka shpëtim “koka e tij”, nëse nuk merr 6 pikë nga dy ndeshjet e qershorit! Sa për tu gajasur kur dëgjon deklarata të tilla, sepse sa herë që flitet për pikë të sigurta, apo për fitore që komandohen nga zyra më parë se në fushë, na pret një zhgënjim i radhës..
I mbani mend fjalët e “shenjta” të presidentit Duka pas humbjes në Poloni? Le t’i kujtojmë se janë për t’i bërë VAR-in : “ Nuk kualifikohemi dot në Europian me humbje dinjitoze..” Në fakt , nëse ka një president topi , që na kë mësuar me humbje dinjitoze, është pikërisht Mandoja! Kemi vite që jemi edhe të dënuar , por edhe krenar për atë ç‘ka jemi. Edhe kur bëjmë dhunë , jemi gati të themi se ..është ndër më të bukurat në Ballkan, si me stadiumin Air Albania…
Ishalla nuk i merr 6 pikë Silvinjo në qershor , që të shohim nëse gijotina e presidentit është prej kartoni apo prej..metali! Ky është një bast i bukur për t‘u ndjekur me para në dorë. Fill ndeshjes së parë që humbëm, kryeministri Rama u tregua shumë i kënaqur me lojën e ekipit dhe me trajnerin që na solli me dorën e vet, kurse presidenti u trukua siç di ai, u vetshpall si i pakënaqur, madje, nuk e zëka as gjumi natën pa ..6 pikë në dy ndeshjet e ardhshme….
Sfidanti.al