Tuhel: I kënaqur me Bajernin ndaj Sitit, tani të mendojmë Bundesligën

Trajneri bavarez ka dështuar në dy prej tre objektivave të deritanishme, ndonëse ka të drejtë kur shprehet jo i mërzitur me paraqitjen e ekipit në Champions. Tomas Tuhel mbetet me shpresë që Bajerni do të dijë të jetë ekip i madh, edhe pse mbetet vetëm Bundesliga. “Jam shumë i kënaqur me të dyja ndeshjet ndaj Mançester Sitit, – thotë ai, –  Jam i kënaqur me mentalitetin e skuadrës. Ne ishim në të njëjtin nivel me skuadrën më të mirë të Europës. Ne thjesht nuk ishim me fat, pasi mund të kishim shënuar të parët në Angli, dhe po ashtu edhe në Mynih. Kjo na i vështirësoi gjërat. Sezoni vazhdon, kemi Bundesligën. Më vjen keq që arbitri dhe fusha këtë herë nuk ishin në nivelin e duhur”.

Sfidanti.al