Pesë lojtarë të Realit gati të mbërrijnë mitin Gento në Champions

Ish-sulmuesi legjendar “merenges” meritoi me të drejtë nofkën “Zotëria i Kupës së Kampionëve”. Nga të gjithë yjet e jashtëzakonshëm që pati Reali i Madridit i viteve 50-të e 60-të, kur mjafton të veçohen Di Stefano apo Pushkash, vetëm Fransisko Gento (apo Hento, siç e shqiptojnë spanjollët) arriti maksimumin. Ai ishte në fushë në të 6 finalet e Kupës së Kampionëve të fituara nga skuadra e madhe madrilene. Pra, Gento ka 6 trofe nga 1956 deri në 1966, por tashmë janë 5 lojtarë të brezit të sotëm që janë vetëm tri ndeshje larg barazimit të rekordit të tij. Këta quhen Karim Benzema, Luka Modriç, Toni Kros, Dani Karvahal dhe Naço që kanë fituar 5 deri tani, aq sa ka edhe Kristiano Ronaldo, por që sot ndodhet në Arabinë Saudite.

Sfidanti.al