Në SHBA thonë “kush është ky Adetokumbo”, pas fitores së Miluokit!

Në rrugën e duhur kthehen edhe favoritët e tjerë në NBA, si Miluoki. Megjithëse pa Janis Atentokoumpo të dëmtuar, Baks barazuan serinë 1-1, duke mundur Majemin në ndeshjen e dytë me shifrat 138-122. Bruk Lopez ishte njeriu i fitores për Kryesuesit e Lindjes me 25 pikë. Po aq realizoi edhe Xhimi Batler, por këtë herë ylli i Hits nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij. Në lojë kthehet edhe Memfis, që barazoi serinë 1-1 kundër Los Anxheles Lejkjërs. Pasi kishin fituar në sfidën e parë, LeBron Xhejms dhe shokët e tij dështuan të thellojnë diferencën. Ylli i Lejkërs shënoi 28 pikë, por kaq nuk mjaftuan. Grizlis triumfuan falë paraqitjes së shkëlqyer të Ksavier Tilman me dy shifra dopjo 22 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë.

Sfidanti.al