Fiton Reali i Ançelotit, Rodrigos, Krosit dhe Valverdes!

Nuk ishin heronjtë e zakonshëm si Karim Benzema apo Vinisius që mbajtën në krahë ekipin spanjoll, por ishin disa të tjerë. Të kuptohemi, kur flasim për Toni Krosin, është fjala për një “gjeneral”, por Rodrigo dhe Valverde janë më të rinj. Ishte sulmuesi brazilian që shënoi dy gola ndaj Çelsit në Champions dhe në Madrid po flasin për një “diamant ende të papërpunuar plotësisht”. Pak kohë më parë, kështu flitej edhe për Vinisiusin. Toni Kros dirigjoi mesfushën, ndërsa Vinisius e të tjerët ishin pjesë e kundërsulmeve të shpejta dhe vrastare në fitoren 2-0 në “Stemford Brixh”, që i vuri vulën kualifikimit të Realit për në gjysmëfinale.

Sfidanti.al