Leao “ngroh” Milanin: E dua Championsin këtu!

Mos vallë kjo do të thotë se ai do të rinovojë dhe se Stefano Pioli do ta ketë edhe “gurin” e rëndësishëm të “mozaikut”? Rafael Leao ishte i pandalshëm në stadiumin “Maradona”, duke krijuar golin e Olivie Zhirusë, e duke marrë lavdërime të mëdha të mediave dhe të specialistëve. “Dua Championsin këtu, – thotë sulmuesi portugez, – jam i lumtur tek Milani”. Gjithsesi, kontrata e tij përfundon në 2024, ndaj klubi duhet të bëjë çmos që të rinovojë. Maldini e mendon këtë gjë, por për momentin thotë se “ai qesh sa herë që shënon, diçka që nuk e kam parë tek asnjë futbollist tjetër”.

Sfidanti.al