Haleluja në “Air Albania” : Partia futet në lojë me..autobuz!

Thotë një një njeri i mençur se dy gjëra nuk kanë fund: universi dhe budallëku! E para është për botën, e dyta është “prona” jonë! Sidomos budallëku që vjen nga pushteti, nuk ka frerë që ta mbajnë babëzinë. Këto ditë nisi fushata e PD-së dhe autobuzi “magjik” me emrin “Falas”, që pritet të na ndryshojë jetën, ishte aq falas.. sa përdhjeu barin e stadiumit “Air Albania”. E dini ç‘i thonë kësaj?

Të kam dhjerrë mu në futboll, politika është loja, kurse topi jemi ne ! I shkreti futboll, nuk di nga t’ia mbajë. Të dënuar nga Europa për trukime , të përdhjerë nga politika e vendit që luan ndeshjet e veta në “Air Albania” dhe pastaj na thotë se ky stadium është “Shtëpia e Futbollit”. Çfarë nuk “luhet” në këtë stadium ? Një listë e gjatë , në fund të së cilës është lënë i zoti i shtëpisë ..pra futbolli.

Kemi parë dhe prit se ç‘do të na shohin sytë në “Air Albania”. Koncerte muzikore, ndeshje boksi, Kuvendi i PD-së, Kongresi i PS-së dhe së fundi autobuzi “Falas”, që shkeli tapetin e barit për të cilin harxhuam qimet e kokës, miliona mbi miliona, në kërkim të një dielli artificial, se ky që ngroh gjithë botën..nuk na hynte dot në stadium.

..Siç ndodhi edhe me autobuzin e ekipit të Francës, tamam në ndeshjen inagurale, që nuk u fut e nuk u fut dot në mjedisin e brendshëm të stadiumit sepse nuk e nxinte vendi, kurse autobuzi i Partisë , na kanë dhënë shpresë, se një ditë do të zaptojë edhe mesfushën!

Sfidanti.al