Suksesi i kuqezinjve në “Maradona” i dha fund derbit të parë të Apenineve në Champions. Milani u kualifikua me barazimin 1-1 pas fitores 1-0 në “San Siro”, pavarësisht përpjekjeve të Napolit dhe protestave të trajnerit Luçiano Spaleti. Tashmë, “La Gazeta delo Sport” shkruan se në radhë është derbi i dytë i Italisë, ai ndaj Interit që ende duhet të luajë sonte ndaj Benfikës, por që e ka fituar 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale në Portugali. Ishte mbrëmja kur u kualifikua edhe Reali i Madridit i Karlo Ançelotit, një milanist (dhe romanist) i vjetër, ndaj edhe “La Gazeta” shkruan se “këta kanë ADN-në e Championsit.
Sfidanti.al