Lajmin (si shpesh herë) e botojnë të parat mediat e Madridit. Sipas “Markës”, Barcelonës i duhen 200 milionë euro për të rregulluar bilancin, madje me urgjencë. Klubi katalanas duhet të përgatisë planin e buxhetit sipas të gjitha zërave, dhe këtë duhet ta paraqesë në La Liga sa më shpejt që të jetë e mundur. Vetëm kështu do të arrihet të sigurohet leja për të marrë lojtarë të tjerë në verë. Problemi nuk është tek rrogat sepse “Marka” shkruan se ato janë diçka mbi 450 milionë euro, por klubi ka pësuar humbje financiare.
Sfidanti.al